Nis sot shpërndarja e bonusit të fundvitit, përfitojnë 704 mijë pensionistë

Ashtu siç u njoftua dy ditë më parë, të hënën e 4 dhjetorit ka nisur shpërndarja e bonusit të fundivitit.

Drejtori i Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado njofton se shpërndarja ka nsiur në orën 07:30 të dhe janë 704 mijë pensionistë që përfitojnë.

E drejta për të tërhequr bonusin është deri në dhjetor të vitit 2024, pra një vit për ata persona që nuk munden ta tërheqin tani.

Astrit Hado: Sot ka filluar ndarja e shpërblimit të festave të fundvitit. Nga ora 7:30 e mëngjesit ka nisur shpërndarja dhe janë paguar diku te 23 mijë bonuse deri tani. Jepet për të gjithë qytetarët shqiptarë që trajtohen me pension, numri total i përfituesve është 704 mijë qytetarë shqiptarë. E drejta e tërheqjes është një vit, deri në 31 dhjetor 2024. Të gjithë ata që nuk e tërheqin dot gjatë këtij muaji, mund ta tërheqin gjatë vitit tjetër.

Po e shpërndajmë bonusin bashkë me këstin mujor të pensionit, ndryshe nga vitet e mëparshme, kur kishim një grafik vetëm për shpërndarjen e bonusit, gjë që shkaktonte radhë.

Llogaritë e Postës Shqiptare janë mbushur me para. Problemi është te cash-i që posta bën brenda pikave të veta. Ka të bëjë me një vonesë kohore brenda postës për të lëvizur cash-in.

Sot ka pasur pak dyndje në pikat e postës sepse kanë qenë dy ditë pushim dhe po marrin pensionin ata që e kanë datën e marrjes në datë 2, 3 dhe 4.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.