Deputetët e Partisë Demokratike, mbështetës së ish-kryeministrit Berisha kanë paraqitur në Kuvend një kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës së seancës plenare të kësaj të enjteje.
Deputetët kërkojnë që të ndryshohet rendi i ditës dhe të mbahet një mocion me debat në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Nga foltorja e Kuvendit deputeti Luçian Boçi theksoi se raporti i DASH është nga më të rëndët për Shqipërinë.
“Kërkesa jonë për mocion me debat niset nga fakti se raporti I DASH është nga raportet më të rënda të bëra ndonjëherë në lidhje me korrupsionin, gjendjen e demokracisë dhe median e lirë në hqipëri. Si kësaj here rëndesa nuk ka qenë kurrë pasi tregon qartazi rrëshqitjen e demokracisë drejt një autokracie idiote”, tha Boçi.
Në këtë kontekst, bazuar në Nenin 31 pika 2 dhe Nenin 98 të Rregullores së Kuvendit, një grup deputetësh të opozitës kërkojnë:
Në përputhje me pikën 1, përfshirjen si pikë e parë e Rendit të Ditës të një Mocioni me Debat për Raportin e DASH.
Debati të jetë me kohë të pakufizuar, ku çdo deputet të ketë një kohe niminalisht prej 10 minutash për të diskutuar.
Sipas kërkesës së deputetëve të Opozitës, Kryetarja e Kuvendit duhet të mbledhë menjëherë Konferencën e Kryetarëve, para fillimit të Seancës Plenare, për të bërë ndryshimin e Rendit të Ditës të kësaj seance sipas kërkesës së mësipërme.