Niko Peleshi merr drejtimin e grupit të PS

Miks Albania

Një ditë pas Kongresit, Niko Peleshi ka marrë zyrtarisht drejtimin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Ai ka marrë detyrën e re në mbledhjen e sotme të grupit parlamerntar, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama dhe 3 ministrat e rinj të propozuar prej tij, Pirro Vengu, Ervin Hoxha dhe Petrit Malaj.

Në këtë takim që zgjati pak më shumë se 30 minuta, u vendos që seanca e posaçme parlamentare të shtyhet për të martën për shkak të pritjes së dekretimit nga Presidenti Bajram Begaj të ministrave të rinj.

Pas dekretimit nga Presidenti Begaj, ndryshimet në qeveri do të kalojnë në Kuvend, ku për t’u miratuar kërkojnë një shumicë të thjeshtë votash.

Gjithashtu në këtë seancë do të votohet edhe emërimi i Elisa Spiropalit si kryetare e Kuvendit dhe Bledi Çuçit si zëvendësues i saj.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.