Sipas llogaritjeve të IGJEUM, pritet të ulet rreziku i përmbytjeve në basenet e lumenjve Drin dhe Buna. Prurjet dhe nivelet në ditët në vazhdim pritet që të ulen. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEO sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.
TEMPERATURA DHE NGRICA
Sot pasdite (e martë, dt. 13) dhe nesër (e mërkurë, dt. 14) si pasojë e temperaturave të ulëta në Veri, Lindje dhe Juglindje të territorit, ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.
RESHJET
Sot pasdite (e martë, dt. 13) dhe nesër (e mërkurë, dt. 14) priten reshje të dobëta në qarqet Dibër, Lezhë dhe Durrës ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës, Tiranë, Elbasan dhe Korçë priten reshje lokalisht të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURA
Nesër (e mërkurë, dt. 14) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 5 / 13 °C
në vendet e ulëta: 0 / 13 °C
në vendet malore: -1 / 8 °C
ERA
Sot pasdite (e martë, dt. 13) dhe nesër (e mërkurë, dt. 14) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
