Ngjarje e rëndë në Krujë, persona të paidentifikuar qëllojnë ndaj shtëpisë së Gentjan Bejtjes. Vritet kunati, plagoset i biri 18 vjeç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të natës në Larushkë të Krujës ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur. 

Gazetari i News 24, Igli Celmeta bën të ditur se persona të paidentifikuar kanë qëlluar ndaj shtëpisë Gentian Bejtjes, ku është vrarë kunati i tij Ramazan Sino dhe i biri 18 vjeçar Alvi Beljtja ka mbetur i plagosur. 

“Në fshatin Larushk, në Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit G. B., në rrethana ende të paqarta janë qëlluar me armë zjarri shtetasit R. S., 46 vjeç dhe A. B., 18 vjeç, (dajë e nip). Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë shtetasi R. S., ndërsa shtetasi A. B., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve. Në Tapizë, te lapidari, rreth orës 00:40, është gjetur duke u djegur një automjet dyshohet tip “Volksëagen””, thuhet në njoftimin e Policisë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.