Ngacmoi seksualisht dy vajza të mitura në Korçë, lihet në burg 56-vjeçari

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 56-vjeçarin Nesti Zhobro.

Ai u arrestua 2 ditë më parë nga policia pasi ngacmoi seksualisht dy vajza të mitura 7 dhe 8-vjeçare.

Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Zhobron, masë e cila u pranua nga gjykata.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, në lulishten e Shën Mërisë në qytet, kur dy të miturat kanë qenë duke luajtur dhe 56-vjeçari u është afruar me pretendimin për të luajtur së bashku me to, ndërsa nga dëshmitë e të miturave mësohet se ai ka tentuar t’i prekë në pjesë intime.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.