Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest në burg për Marash Gjoklajn, që akuzohet për ngacmim seksual dhe kanosje.
I riu që në rrethana të dyshimta sapo ishte liruar me kusht nga burgu për dhunë seksuale, u arrestua këtë fundjavë, pasi u denocua nga një 19 vjeçare me pretendimin se e kishte ngacmuar seksualisht në ambientin e saj të punës.
Në të njëjtën ditë, Gjoklaj kishte ngacmuar dhe kanosur me thikë edhe një 20 vjeçare në “Rrugën e Dibrës”.
Para togave të zeza 27-vjeçari deklaroi këtë të hënë se nuk i ka kryer veprimet për të cilat akuzohet.
Policia thotë se Gjoklaj ka qenë i dënuar më parë me 4 vjet burg për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.
Megjithatë, mbetet ende e paqartë baza ligjore që i dha lirinë të riut, pavarësisht dënimit për një vepër të rëndë penale.