Ngacmoi nxënëset e mitura, Prokuroria e Korçës çon në gjyq mësuesin

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq një mësues për ngacmim seksual. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në nëntor të vitit 2024. Kanë qenë prindërit e dy nxënëseve që kanë denoncuar në polici mesazhe me përmbajtje seksuale të dërguara nga mësuesi i tyre përmes WhatsApp-it.

“Vajzat kanë deklaruar se komunikimet kishin karakter ngacmues, duke përfshirë kërkesa të papërshtatshme dhe cenim të dinjitetit të tyre”,njoftoi prokuroria.

Prokuroria ka administruar prova të shumta dhe ka rezultuar se vajzat nga kjo ngjarje kanë qenë në gjendje ankthi dhe me stres të shtuar.

“Në përfundim të hetimeve, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë thekson se rasti në fjalë përmbush të gjithë elementët e veprës penale të “Ngacmimit seksual” ndaj fëmijëve, një krim që ligji shqiptar e parashikon si vepër me rrezikshmëri të lartë shoqërore”, njoftoi prokuroria.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.