Nga sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me kontroll të përbashkët kufitar, Rama: Më shumë lehtësi e transparencë

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur programin e ri kufitar. Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ishte në Qafë Thanë ku edhe u takua me homologun e tij Dimitar Kovaçevski.

Gjatë këtij takimi i prezantua edhe nisma “One stop shop” mes dy vendeve.

“Shqipëria këtë vit po përjeton një impakt të jashtëzakonshëm të transformimit të imazhit të saj. Fluksi i turistëve dhe numri i investitorëve të mëdhenj, së bashku me shqiptarë të diasporës apo edhe ata që banojnë në Shqipëri është inkurajues. Zhvillimi mëtejshme dhe rritja e dëshiruar e industrisë së turizmit, kërkojnë një qasje komplekse”, tha Rama.

Më tej Rama foli për fillimin e procesit, ku tha se ka pasur shumë skeptikë dhe përqeshës, por tani Shqipëria po fiton mbështetjen e Bashkimit Evropian, falë punës së arritur.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.