Nga Shqipëria në Itali dhe nga Vjena në Tiranë, ekstradohen dy persona/ Ja për çfarë janë dënuar

Miks Albania

Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana dhe homologëve evropianë janë ekstraduar dy shtetas, njëri nga Shqipëria në Itali dhe tjetri nga Vjena në Shqipëri.

Drejt Italisë është ekstraduar një shtetas italian, i dënuar me mbi 6 vjet burgim, për shtrëngim për dhënie pasurie.

Ndërsa nga Vjena në Shqipëri, ekstradohet një shtetas shqiptar, i dënuar me mbi 3 vjet burgim, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.

”Interpol Tirana/Vijon bashkëpunimi me homologët europianë, për ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht.

Nga Shqipëria në Itali, ekstradohet një shtetas italian, i dënuar me mbi 6 vjet burgim, për shtrëngim për dhënie pasurie.

Nga Vjena në Shqipëri, ekstradohet një shtetas shqiptar, i dënuar me mbi 3 vjet burgim, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale, ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali dhe në Austri, u finalizuan procedurat për:

-ekstradimin nga Shqipëria në Itali, të shtetasit italian R. B, i dënuar në vitin 2014, nga Gjykata e Savonas, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për shtrëngim për dhënie pasurie;

-ekstradimin nga Vjena, në Shqipëri, të shtetasit N. A., 26 vjeç, i lindur në Bulqizë, i dënuar në vitin 2022, nga Gjykata e Elbasanit, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve. 26-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit me burgim, rreth 2 vjet”, njofton policia.

Bashkëpunimi me homologët vijon.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.