Autoritetet shqiptare kanë njoftuar qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar të udhëtojnë sot drejt Greqisë apo anasjelltas, se nga ora 09:00 deri në orën 18:00, në pikat e kalimit kufitar në palën greke, do të ketë vonesa dhe ndërprerje të herëpashershme të punës.
Këto vonesa do të vijnë për shkak se do të kryen punime në sistemin e përpunimit të të dhënave, me qëllim instalimin e sistemit të ri SIS.
Nuk do të kenë pengesa për të kaluar vetëm shtetasit grekë dhe shtetasit që kanë leje qëndrimi në Greqi.
“Për të mos krijuar radhë, pritje të gjata dhe konfuzion në pikat e kalimit kufitar, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe të drejtuesve të automjeteve që të shmangin lëvizjet drejt pikave të kalimit kufitar me Greqinë, në harkun kohor 09:00 – 18:00, të datës 07.03.2023”-njofton policia.