Dita e sotme ka qenë e fundi për maturantët që ulen në bankat e gjimnazit, ku janë kosultuar për provimet.
Nesër, 1 qershor maturatët do të zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore 2020, që do të jetë ai i gjuhës së huaj, anglisht.
Testi do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, që vlerësohen nga 1 pikë secila dhe 12 pyetje janë me zhvillim, që vlerësohen me 37 pikë. Testi do të vlerësohet maksimalisht me 50 pikë.
Në datën 7 qershor maturantët do të japin provimin e Gjuhës Shqipe, ndërsa në 13 qershor provimin e matematikës dhe atë të lëndëve me zgjedhje më 19 qershor.
Ministrja e Arsimir, Evi Kushi u ka uruar suksese maturantëve për provimin që do të
“Jemi këtu që t’ju mbështesim fort që të gjithëve dhe tju urojmë shumë suksese. Kam besim që ju do të jepni më të mirën dhe nesër do të jeni kenarë për vetën tuaj dhe po ashtu do jenë krenarë dhe familjet tuaja dhe të gjithë ne. Suksese!” tha Kushi në mesazhin e saj.