Nesër nis viti i ri shkollor, policia plan masash për të garantuar rendin e sigurinë

Rreth 345 mijë nxënës në të gjithë vendin do të rikthehen ditën e nesërme në bankat e shkollës për të nisur vitin  e ri shkollor 2025-2026.

Fillimi i këtij viti shënohet me masa të reja për sigurinë, disiplinën dhe etikën në shkolla.

Policia e Shtetit ka përgatitur një paketë sigurie, që parashikon patrullime të shtuara në afërsi të institucioneve arsimore si dhe kontrolle të rregullta në transportin e nxënësve.

Ndërkohë, ministria e Arsimit ka miratuar një kod të ri etike, i cili ndalon mbajtjen dhe përdorimin e telefonave celularë gjatë orarit mësimor.

Nxënësit duhet t’i dorëzojnë pajisjet në administratën e shkollës në fillim të ditës dhe mund t’i përdorin vetëm në raste urgjente.

Mësimi do të zgjasë deri më 12 qershor 2026 për shumicën e nxënësve, ndërsa për maturantët përfundon më 29 maj, për t’u lënë kohë përgatitjes së provimeve të maturës shtetërore.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.