Nëse ke lindur mes 23 tetorit dhe 22 nëntorit, atëherë po, je një Akrep i plotfuqishëm. E ashtu si simboli yt, akrepi, ti ke atë kombinimin fatal të forcës, pasionit dhe emocioneve që i ndjen deri në palcë.
Astrologjia e përshkruan Akrepin si “shenjën më të vështirë për t’u kuptuar” dhe s’është rastësi. Siç thotë astrologia e lindur nën këtë shenjë, Narayana Montúfar, “Akrepi është intensiv, i thellë, dhe e ka shumë të vështirë të besojë dikë. Por kur përfshihet, jep gjithçka. Dhe po, nuhatja e tyre për njerëzit falsë është legjendare, s’e mashtron dot një Akrep.”
