“Nëse fitoj Kiarën, unë do lë cigaren”/ A do e mbajë fjalën Luizi?

“Nëse fitoj Kiarën, unë do lë cigaren”. Kështu deklaroi para disa javësh Luiz Ejlli dhe i premtoi Arbana Osmanit se do e mbante fjalën.

Këtë e kujtoi vetë këngëtari i njohur mbrëmjen e djeshme pasi mori puthjen e shumëpritur nga Kiara. Ai tha se duhet ta lërë cigaren pasi ka dhënë fjalën.

 “Unë zyrtarisht kam lënë cigaren, kam dhënë fjalën. I kam dhënë fjalën Arbanës”, tha Luizi.

Me sa duket puthja e parë në buzë dhe “dasma” që u zhvillua, edhe pse ishte lojë, ishte zyrtarizimi dhe përgjigja që Luizi po kërkonte nga Kiara.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.