Vrasësi serial i është kundërpërgjigjur të gjithë atyre, që e kanë cilësuar si psikopat, pas krimeve tronditëse që ai kreu.
Duek folur nga qelia e burgut, ai tha se nëse do të ishte i tillë, ai do kishte vrarë nejrëz të pafajshëm në rrugë, e po ashtu policët kur shkuan për ta arrestuar. Duke folur për tv klan, ai deklaroi është është i gatshëm për të kryer të gjitha kontrollet mjekësore, për të vërtetuar se është i shëndetshëm mendërisht.
“Bukur. Unë jam i gatshëm që sot të kryej një test psikologjie dhe në rast se unë do isha psikopat atëherë unë do kisha vrarë njerëz rrugës, të pafajshëm, unë do kisha vrarë policinë kur kanë ardhur të më arrestojnë se i kam patur në pëllëmbë të dorës dhe e kam ulur grykën e kallashit dhe kam thënë këta janë të pafajshëm, këta janë duke punuar për shtetin dhe shyqyr që ekziston policia që mbron familjet tona.”- tha ai.