Nëna tenton të hidhet nga lumi Buna me katër fëmijët e saj, policia parandalon tragjedinë

Miks Albania

Policia e Shkodrës ka parandaluar një tragjedi ditëne sotme, duke penguar një nënë 27-vjeçare të hidhet në lumin Buna bashkë me fëmijët e saj të mitur.

Një shtetase po tentonte të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj, shërbimet e Policisë që patrullonin në zonë, kanë ndërhyrë duke penguar 27-vjeçaren, e cila po tentonte të hidhej në lumë, bashkë me 4 fëmijët e saj 7, 5, 3 dhe 1 vjeç.

Njoftimi:

Tentoi të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur, falë ndërhyrjes së shpejtë nga patrulla e përgjithshme që patrullonte në zonë, pengohet 27-vjeçarja.      

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:15, se një shtetase po tentonte të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj, shërbimet e Policisë që patrullonin në zonë, kanë ndërhyrë duke penguar 27-vjeçaren, e cila po tentonte të hidhej në lumë, bashkë me 4 fëmijët e saj 7, 5, 3 dhe 1 vjeç.    

27-vjeçarja dhe fëmijët e saj u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

Kujtojmë që në muajin maj një tragjedi e rëndë tronditi opoznionin publik, pasi 39-vjeçarja Alma Arrazi sëbashku me fëmijët e saj u hodh në lumin Buna.

Sherri me bashkëshortin e sa Erdgys Arrazi ishte shkaku që çoi Almën dhe tre fëmijët e saj drejt vetëflijimit. 

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.