Nëna shqiptare gjen të pajetë 3-vjeçarin brenda shtëpisë në Greqi, babi e kishte lënë vetëm

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Farsalë të Greqisë, ku një djalë 3 vjeç e gjysmë është gjetur i pajetë brenda shtëpisë.

Sipas mediave greke, ka qenë nëna e cila kishte shkuar mëngjesin e sotëm për të kontrolluar djalin e  në dhomën e tij, ndërsa e ka gjetur pa ndjenja. Mësohet se i mituri ishte invalid dhe kishte probleme të tjera shëndetësorem

Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e EKAV, e cila e ka transportuar fëmijën në Qendrën Shëndetësore të Farsales, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas informacioneve të para, babai është larguar prej kohësh nga shtëpia, ndërsa të dy prindërit janë me origjinë shqiptare.

Ndërkohë po hetohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së tij.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.