Furnizimi me energji elektrike gjatë natës së ndërrimit të viteve do të jetë i pandërprerë.
1600 punonjës janë angazhuar në terren në përgjigje të çdo problematike që mund të sjellë rrjeti i rënduar për shkak të festimeve të fundvitit.
2023 sipas ministres së energjisë dhe infrastrukturës Belinda Balluku pritet të jetë një vit më i mirë për energjinë.
Në dy muajt e fundit të vitit situata energjetike në vend ndryshoi për shkak të reshjeve dhe Shqipëria nga një vend importues i energjisë elektrike u kthye në eksportues.