Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat nga i gjithë vendi për të festuar 8 Marsin. Gjatë fjalës së tij, Rama ka theksuar se gratë janë të përfshira në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, një arritje që ai e konsideron si meritë të Partisë Socialiste.
Kryeministri theksoi se “Nëse sot ka shumë më tepër vend për gratë dhe për vajzat në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, por edhe në të gjitha hapësirat e jetës aktive, kjo i detyrohet në radhë të parë një emri të vetëm, Partisë Socialiste të Shqipërisë.” Ai citoi Dora Distrian, e cila thoshte se “çdo shoqëri matet me vendin që i ka rezervuar gruas”, duke shtuar se progresi i Shqipërisë mund të matet gjithashtu me hapësirën që u është dhënë grave në shoqëri.
Rama vazhdoi duke kujtuar fjalët e Dora Distrias: “Të luftosh dhe të fitosh për gratë, do të thotë të fitosh dhe të luftosh edhe për burrat.” Ai e theksoi këtë thënie duke shpjeguar se sa më të forta të jenë gratë, aq më të fortë janë burrat. “Sa më të dobëta të jenë gratë, aq më e dobët është fuqia në dukje e burrave”, tha ai.
Kryeministri gjithashtu theksoi se përmes forcës së grave, burrat bëhen jo vetëm më të fortë, por dhe më të urtë, duke marrë kohën për të thënë fjalën e fundit. Ai e mbylli fjalimin duke theksuar se, nëse gratë janë të dobëta, burrat mund të jenë të dobët, por gjithashtu më agresivë.