Humbi tragjikisht në një aksident me motor/ Me lot në sy dhe dhimbje, i jepet lamtumira e fundit vëllait të Gjestit

Në fshatin Bllagajë të Pejës iu dha lamtumira e fundit Eldion Kelmendit, vëllait të Gjestit, i cili humbi jetën në moshën 15-vjeçare si pasojë e një aksidenti tragjik me motor. Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, miq, si dhe shumë fytyra publike, që u bashkuan për t’i dhënë ngushëllimet e fundit familjes Kelmendi.

Në fotot e publikuara në rrjetet sociale shihet këngëtari me lot në sy duke i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të tij.
Si ndodhi ngjarja?

Vdekja e Eldion Kelmendit, njëri prej dy personave të aksidentuar, u konfirmua menjëherë në vendin e ngjarjes. Personi tjetër që ndodhej në motor me të është duke marrë trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës, ku sipas mjekëve gjendja e tij raportohet si e rëndë.

Fillimisht u përhap lajmi se personi tjetër i aksidentuar ishte ndaluar nga policia për shkak të aksidentit, por policia ka mohuar këtë informacion, duke saktësuar se identifikimi dhe përcaktimi i shkaktarëve të aksidentit është ende në proces dhe nuk ka vend për konkluzione deri tani.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.