Në mbledhjen e sotme të këshillit të Ministrave është marrë vendimi për lirimin nga detyra të zv.ministres së Arsimit dhe Sportit, Nina Guga.
Në vend të saj është emëruar Orjana Osmani.
Vendimi:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj.Orjana Osmani emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj.Nina Guga, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë