Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në fshatin Marjan të Korçës.
Qytetari, Shpëtim Fetahu ndezi zjarr për t’u ngrohur në një stallë, por flakët përfshinë gjithë vendin. Si pasojë u plagos rëndë Shpëtim Fetahu, i cili duke u transportuar drejt spitalit rajonal të Korçës ka humbur jetën.
Policia po heton për shkaqet e këtij zjarri.