Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Tiranës, ku një qytetar ka ndërruar jetë.
Mësohet se qytetari ishte paraqitur në Gjykatë për të pyetur për datën e seancës gjyqësore, e cila pritej të zhvillohej sot. Më pas qytetari nuk është ndjerë mirë dhe është ulur në stol, por në këtë moment ka pësuar atak kardiak.
Në ambientet e gjykatës mbërriti dhe autoambluanca, por qytetari tashmë kishte ndërruar jetë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë, teksa trupi i viktimës është dërguar drejt morgut.