Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo

Pippo Baudo ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.

Sipas televizionit ANSA , mësohet se Baudo u nda nga jeta mbrëmjen e së shtunës në Romë.

Lajmi është konfirmuar nga avokati dhe miku i tij, Giorgio Assumma.

Giuseppe Raimondo Vittorio Baudo, i cili njihej thjesht si Pippo ishte “zotëria” i televizionit italian dhe mjeshtri i prezantuesve televizivë.

Ai ka prezantuar 13 festivale të Sanremo dhe dhjetëra programe të suksesshme nga “Canzonissima” te “Domenica in”.

Baudo u bë i njohur jo vetëm për stilin e tij të veçantë të prezantimit, por edhe për aftësinë për të zbuluar dhe promovuar talente të reja.

Për shumë vite, ai ishte një prani konstante në jetën televizive të italianëve, duke u bërë një figurë shumë e dashur dhe e respektuar.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.