Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare Papa Françesku

Ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare Papa Françesku. Jorge Mario Bergoglio, i lindur më 17 dhjetor 1936 në Buenos Aires, Argjentinë, ishte Papa i 266-të i Kishës Katolike.

Bergoglio, pasi u diplomua si teknik kimik, zgjodhi rrugën e priftërisë dhe, në vitin 1958, hyri në Shoqërinë e Jezusit.

Në vitin 1963 ai u diplomua për filozofi në kolegjin San Giuseppe në San Miguel, Argjentinë, dhe ndërsa jepte letërsi dhe psikologji në një kolegj në Buenos Aires ai u diplomua edhe për Teologji.

Ai u shugurua si prift në vitin 1969 dhe më pas u emërua peshkop i Aucas nga Gjon Pali II. Në vitin 1998 ai u bë Kryepeshkop i Buenos Aires dhe më 21 shkurt 2001 Gjon Pali II e emëroi atë kardinal.

Pas dorëheqjes së Papa Benediktit XVI në mars të vitit 2013, Jorge Mario Bergoglio mori pjesë në konklavën në të cilën, pas pesë votimesh, u zgjodh Pap Suprem.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.