Ndërron jetë motra e Inis Gjonit, nëna e Ana Likës

Ka ndërruar jetë motra e madhe e Ingrid dhe Inis Gjonit. Bëhet fjalë për Ilda Gjonin, nënën e aktores Anna Lika ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Ilda Gjoni ka mbyllur sytë përgjithmonë, pas vuante nga një sëmundje e pashërueshme, betejë të cilën fatkeqësisht nuk e ka fituar dot. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika përmes një postimi në Instagram.

“Ahh moj Ilda Gjoni mke keput shpirtin me ke merzit shum, po ti ke qen gjithmon pozitive e dashur e gjendur, njeri me zemer te madhe dhe nuk e mendoja kur qe njerzit e mire te dashur zoti i deshte prane vetes, nuk kam fjale te pershkruaj dhimbjen dhe merzin per ty Ilda nuk doja kure qe keto fjale ti shkruaj per ty sepse nuk ka fjale ti do ngelesh gjithmone ne zemrat tona dhe do ngelesh gjithmon shembulli si nje mami dhe nje teze perfekte do na mungosh Ilda qofsh e xhenetit Lamtumur nga kjo bote te duam shume do na mungosh”, shkruan ai.

Ilda Gjoni është bërë nënë në moshë shumë të re, 18 vjeç ka sjellë në jetë vajzën e parë, Anën, që të gjithë e njohim, 23 vjeç u bë nënë për herë të dytë me Vikin dhe disa vite më vonë familja u shtua me një djalë. Ende nuk ka një reagim nga familjarët e të ndjerës.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.