Ndërron jetë ish-kreu i Kadastrës Artan Lame

Ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare, ish-kreu i Kadastrës shqiptare, Artan Lame.

Lame mbylli sytë përgjithmonë pas një ndërhyrjeje në zemër në një spital në Gjermani.

Artan Lame me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës lindi në vitin 1967.

Pasioni i tij i rrallë ishte historia dhe renditet një ndër koleksionistët më të mirë të vendit.

Ndarja nga jeta në moshë të re është një humbje e madhe për familjen dhe shoqërinë shqiptare.

Lame ishte publicist, opinionist, studiues i historisë shqiptare dhe një veprimtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit. Gjithashtu, veprimtar politik i Partisë Socialiste dhe funksionar shtetëror.

Funksione shtetërore

1999-2000: Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës.

2000-2002: Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.

2002-2005: Zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit.

2013-2019: Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t (Agjensia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale).

2019-2023: Drejtor i Përgjithshëm i ASHK (Agjensia Shtetërore e Kadastrës).

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.