Një 34-vjeçare nga Elbasani ka ndërruar jetë ditën e djeshme.
Policia e Elbasanit njoftoi se dy ditë më parë, e reja ishte paraqitur në maternitet dhe ka kryer abort.
Pas procedurës së abortit, ajo është larguar për në banesë ku është ndjerë keq e më pas ka thirrur shërbimet e ambulancës.
Pas transportit në maternitet, 34-vjeçarja ka ndërruar jetë.
Në lidhje me ngjarjen janë proceduar penalisht dy mjek për veprën penale të neglizhencës në trajtimin mjekësor.
Paraprakisht ekspertiza ka nxjerrë rezultat që vdekja e 34- vjeçares është shkaktuar si pasojë e tromboemboli, thënë ndryshe mpiksje gjaku. Mjeku gjinekolog si dhe ai reanimator janë shoqëruar në 12 të natës në polici por janë lënë të lirë pas ekspertizës.
Nënë e dy femijëve, prej kohësh punonte në Elbasan ku merrte lokale të vogla me qera.
Trupi i saj ka shkuar në Baldushk të Tiranës ku banonin prinderit e saj, ku edhe do t’i kryhet përcjellja për në banesën e fundit.