Ndërhyri të ndalonte konfliktin, goditet me thikë polici në Himarë. 28 vjeçari në gjendje kritike për jetën

Një punonjës policie është goditur me thikë pasi ka ndërhyrë për të ndaluar një konflikt mes disa personave në Himarë. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të së martës pranë kthesës së fshatit Pilur.

28 vjeçari, me detyrë inspektor i policisë së zonës Lukovë, ishte duke kaluar në rrugë jashtë shërbimit të orarit kur ka parë personat që po ziheshin dhe ka ndërhyrë menjëherë.

Por në momentin që ka ndërhyrë, një 60 vjeçar e ka goditur me thikë dhe për pasojë polici është në gjendje kritike për jetën. Autori është larguar menjëherë duke përfituar nga errësira.

Në ndjekje të tij janë vënë policia e Himarës, grupe të FNSH dhe të forcave operacionale të DVP Vlorë. Ndërkohë vijon puna për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.