Ndarja nga jeta e ikonës së kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa/ Mbahen sot homazhet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit

Miks Albania

Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit njoftoi dje se në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit do të mbahen imazhet për Margarita Xhepën.

Homazhet do të mbahen sot rreth orës 10:00-13:00.

Kujtojmë se ishte djali i saj, aktori Ndriçim Xhepa i cili konfirmoi lajmin e hidhur.

Sipas informacioneve, së fundmi Xhepa ka qenë e rënduar nga mushkëritë dhe ndërroi jetë në një spital privat.

Ylli i kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare.

Aktorja është një nga figurat më të dashura të teatrit dhe filmit shqiptar, e cila ka luajtur mbi 150 role në teatër dhe 32 në kinematografi.

“Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit pas komunikimeve me familjen e së ndjerës, aktores së madhe Margarita Xhepa, njofton se homazhet do të mbahen nesër më datë 4 prill në orën 10:00-13:00 në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.”

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.