Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme “NAREA” shpreh shqetësim për fushatën që tatimet kanë ndërmarrë në ditët e fundit në sektorin e ndërtimit.
Pas kontrolleve në disa zyra të agjencive imobiliare, “NAREA” thotë se kjo fushatë po ndikon negativisht në perceptimin e publikut mbi rolin dhe detyrat e agjentit dhe po cënon frymën e bashkëpunimit.
“Dënojmë me çdo kusht demonizimin e një sektori të tërë, që i ofron oportunitete biznesi rreth 1500 agjentëve të cilët kryesisht nëpërmjet vetëpunësimit krijojnë të ardhura për veten dhe familjet e tyre. Profesionistë, të cilët si rrjedhojë e kërkimit të lajmit të bujshëm artificial dhe të kërkimit të klikimit me çdo kusht, sot vuajnë pasojat e kësaj fushate denigruese”, shprehet “NAREA” në reagimin e saj.
