“Na fal Mimoza që s’të mbrojtëm dot!”/ Historia e trishtë e banakieres që mbeti viktimë: Klithmat e mbesës…

Tirana u trondit mbrëmë nga një ngjarje mafioze në një zonë të populluar, ku persona të paidentifikuar hapën zjarr me armë ndaj një lokali. E për pasojë nga të shtënat mbeti viktimë një grua e pafajshme, Mimoza Paja, e cila punonte si banakiere dhe kamariere në lokalin e Fajton Muratit, ndërsa u plagosën 5 persona të tjerë.


Gazetarja Klodiana Lala ka përshkruar historinë e trishtë të gruas fatkeqe, e cila kishte pasur një jetë plot halle dhe vështirësi.

MESAZHI I LALËS
Na fal Mimoza qe ste mbrojtem dot!
Mimoza Paja u qellua pa meshire nga nje dore kriminale mbremjen e se dieles ne zonen e Don Boskos ne Tirane. Nje masaker e tmerrshme me 1 te vrare e gjashte 6 plagosur. Klithmat mbeses 10-vjecare teksa therriste nenen, tronditen zonen.
E vogla mbeti e lenduar nga ciflat e xhamave qe u shperndane nga plumbat e armeve.
Ndersa Mimoza, 60 vjece gjyshja e saj e dashur mbeti pa jete. Aty ne deren e lokalit ku punonte si banakiere, lokal ne pronesi te nje emri te njohur te botes se krimit: Fation Murati!
Qe do duhej te ishte ne burg, jo ne vilen e tij luksoze.
Moza sic e therrisnin te gjithe kishte patur nje jete te veshtire. Te trishte. Ne moshen 5-vjecare, ajo, dy motrat dhe vellai mbeten jetime. U rriten me shume veshtiresi.
Ajo sikurse dhe motra e vellai krijuan jeten e tyre.
Moza solli ne jete 3 vajza dhe 1 djale.
Dukej sikur gjithçka ne jetën e saj po shkonte me se miri.
Por jo.

Humbja e vëllait te vetëm do ta trondiste shume.
Dhimbje qe nuk e kaloi kurre.
“Ah sa vuajti” kujton mes lotesh nje e aferme e saj. Vitet e fundit ajo nisi pune si banakiere. Ndersa u zhvendos me qira vetëm 10 metra larg lokalit ku u qellua per vdekje.

‘Si ua beri zemra ta qëllonin- vijon me tej e afërmja- për bukën e gojës punonte’.
Moza është viktima e radhës e pafajshme qe ekzekutohet nga vrases gjakftohte te cilët nuk kursejnë askënd.
Nuk kursyen as Mozen, atë grua fisnike qe rropatej per te rritur mbesen, e cila po rritej nen kujdesin e gjyshes pas divorcit te prinderve dhe marteses se nenes me nje shqiptar te Kosoves.
Atë grua që mbylli sytë me nje peng te madh, qe la pas nje vajze te vogël qe me gjase s’do mundet ta harroje kurrë tragjedinë qe i ndodhi ne pak sekonda para syve. Qe pa gjyshen pa jete e te mbuluar nga gjaku.
Mimoza, na fal qe stë mbrojtëm dot
“Hengshit kokat’, tha dikur i pari i qeverise. Nuk besoj ta kishte per ty. Sepse ti meritoje respekte vemendje.
Mimoze na fal!

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.