‘Muzika ime ka vdekur por s’e keni ngushëlluar’, çfarë po ndodh me Flori Mumajesin…

Flori Mumajesi është një nga këngëtarët më të dashur për publikun. Dhe pse prej kohës ka zgjedhur të qëndrojë larg tregut muzikor duke mos sjellë këngë të reja mbrëmjen e djeshme Flori “rizgjoi” interesin e publikut me anë të një video të postuar në Instastory.

Mumajesi thotë se disa nga hitet e tij si “Me fjalë të vogla”, “Plas”, “Thjesht të dua”, “Me sy mbyllur” nuk gjenden më në Youtube. Ai thotë se kur lexonte komentet e fansave që i shkruanin muzika jote është e pavdekshme habitej pasi sipas tij ajo kishte ‘vdekur’ tashmë dhe nuk e kishte ngushëlluar njeri.

‘Deri dje ishte sepse jo më kot e vura këngën Me sy mbyllur. Këto ditë kam pasur aktivitetin e fortë kur i zgjoja njerëzit memorien për të parë nëse mungonte kënga me fjalë të vogla për shembull. Një nga këngët me të cilat mbahet mend Flori, Me sy mbyllur, nuk është më. Sa lexoja i pavdekshëm, muzika jote e pavdekshme. Thosha me veten time në fakt ka vdekur por s’e keni ngushëlluar. Sa me gëzim, ndihesha dhe gri duke i dëshmuar vetes sepse duhet ta shtysh vetë sepse ata nuk kanë detyrime ta dëgjojë për ditë. Por as unë s’e kam detyrim këtë gjë. Nëse katër këngët më të shenjta të mia mungojnë, nuk vihen re nga dëgjuesi, po unë çfarë detyrimi kam. Çdokush në vendin tim do të ndihej keq. Për këngën “Thjesht të dua” kam një plan që mbase do të bëj një konkurs që ta këndojë dikush. Nuk pres ngushëllime pas kësaj videoje, jam shumë mirë. Siç e patë kam postuar dhe demon. Më mirë të shkosh në fund të detit dhe të marrësh vrull.”, tha artisti.

Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur apo nëse e gjithë kjo është një ‘test’ që këngëtari po u bën fansave por me një kërkim në You Tube rezulton se këngët janë fshirë. Gjithçka mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.