Përveç temperaturave shumë të larta, një shqetësim për të gjithë gjatë verës janë edhe mushkonjat.
Qepë
Hudhra apo qepë, nuk ka rëndësi. Kur hani këtë ushqim çlirohet allicina, e cila largon mushkonjat. Ju mund t’i hani ato si pjesë e një vakti ose veçmas.
Uthull molle
Për ne është e padukshme, por aroma që merr trupi pas konsumimit të uthullës së mollës i largon mushkonjat. Një lugë në ditë rekomandohet si pjesë e një sallate apo vakti tjetër.
Thjerrëzat, fasulet, domatet
Këto tre ushqime janë në të njëjtin grup, sepse të treja përmbajnë tiaminë, e njohur më mirë si vitamina B1. Edhe pse mund të mos e vini re aq shumë, kjo vitaminë largon insektet në përgjithësi.
Ushqim i kripur
Kur hani ushqim të kripur, niveli i kripës në trup rritet dhe shpejt bëhet i padurueshëm për mushkonjat.