Motorri del nga rruga në aksin Delvinë-Kardhiq, vdes drejtuesi

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin Delvinë-Kardhiq.

Bëjnë me dije se ka qenë një grup motoristësh që udhëtonte në zonë, kur në vendin e quajtur “Kthesa e Senicës”, një prej tyre ka dalë nga rruga. Si pasojë e rënies së motorit, ka humbur jetën Astrit Lamaj, 53 vjeç.

Pavarësisht mbërritjes së autoambulancës në vendin e ngjarjes, nuk është bërë dot i mundur shpëtimi i tij. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.