Ditën e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të nisë me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare, hera-herës deri të dendura.
Nga orët e mesditës priten reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Pasdite, reshjet do të jenë të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme, me intensitet të ulët deri mesatar, duke përfshirë të gjithë vendin.
Temperatura minimale do të shënohet në Peshkopi, 12 gradeë celcius, ndërsa ajo maksimale në Vlorë dhe Sarandë, 21 gradë celcius.
Në orët e vona të mbrëmjes, në zonën e Alpeve dhe në verilindje, lindje e juglindje, në lartësitë mbi 900–1000 metra, reshjet do të shndërrohen në dëborë me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.
Era do të fryjë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi mesatare rreth 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore pritet të arrijë deri në 25 m/s. Deti do të jetë i trazuar me valëzim të forcës 5–6 ballë.
