Moti i keq shkakton 8 viktima në Europë

Miks Albania

Një valë e motit të keq ka përfshirë Europën qendrore, duke shkaktuar të paktën 8 viktima.

Bilancin më të rëndë e ka Polonia, ku 5 persona humbën jetën në qytete të ndryshme të jugut të vendit, rrëzë maleve Tatra.

Mes viktimave është një fëmijë 6-vjeçar, që u godit nga një pemë që u shkul me rrënjë nga erërat e fuqishme që arritën në 155 kilometra në orë.

Moti i keq shkaktoi dëme nëpër ndërtesa, automjete e po ashtu bllokim rrugësh.

Ndërsa në Zvicër, erërat e forta shkaktuan orteqe si ky në këtë video që u mori jetën 3 personave, ndër të cilët dhe një adoleshent amerikan dhe plagosi një tjetër në një rezort skish Zermat në alpet jugore.

Në Itali, moti i keq shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje toke në disa qyteza në zonat malore të veriut. Autoritetet evakuuan dhjetëra banorë, ndërsa dëme pati në disa ndërtesa.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.