Moti i keq në Shkodër, Benet Beci: Evitoni daljet pa arsye nga banesat

Qyteti i Shkodrës është përfshirë nga reshje shiu me intesitet të lartë pasditen e sotme. Lidhur me motin e keq ka reaguar në rrjetet sociale kryetari i Bashkisë së këtij qyteti, Benet Beci, i cili u kërkon qytetarëve që të kufizojnë lëvizjet.

Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin nga banesat vetëm për arsye të domosdoshme.

“Prej 2 orësh i gjithë territori i Bashkisë Shkodër është përfshirë nga mot me reshje me intensitet të lartë dhe erëra të forta. Si pasojë në disa segmente rrugore në qytet dhe fshat ka prezencë uji. Grupet e ujësjellësit dhe të ndërmarrjeve të Bashkisë Shkodër janë ne terren për të monitoruar situatën dhe për t’i ardhur në ndihmë banorëve. Ju bëjmë apel që gjatë këtyre orëve të evitoni daljet nga banesat, vetëm për arsye të domosdoshme. Për çdo problematikë grupet tona janë në terren dhe për çdo rast emergjent kontaktoni në numrin 128”,-mbyllet reagimi i Becit.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.