Moti i keq “godet” Greqinë, shi, breshër dhe rrufe në disa qytete 

Miks Albania

Moti i keq “goditi” shumë rajone të Greqisë mesditën e sotme, 20 gusht.

Në shumë vende banorët janë përballur me breshër, stuhi dhe përmbytje, ndërsa në disa zona janë shfaqur edhe vetëtima.

Volos: Stuhi e fortë dhe vetëtima e vazhdueshme

Një stuhi shumë e fortë ka përfshirë Volosin dhe periferitë gjatë mbrëmjes së sotme.

Stuhia e cila nisi në orën 21:25 (me orën lokale), karakterizohet nga reshje shumë të dendura shiu, erë e furishme dhe vetëtima të vazhdueshme, të cilat e kanë kthyer qiellin nga nata në ditë.

Rrugët e Volosit nga reshjet e dendura të shiut janë kthyer në lumenj, ndërsa në pallate janë thyer tendat dhe dukshmëria është jashtëzakonisht e kufizuar në të gjithë zonën.

Në të njëjtën kohë dëgjohen sirenat e automjeteve të Zjarrfikësve duke nxituar drejt rasteve ku kanë marrë thirrje për ndihmë.

Breshër dhe reshje të shkurtra në Imathia

Shira dhe breshër intensiv kanë ndodhur  mesditën e së martës në Imathi.

Sipas raportit emergjent të motit të lëshuar nga Shërbimi Kombëtar i Meteorologjisë priten reshje shiu dhe stuhi, të cilat lokalisht do të shoqërohen me frekuencë të lartë të vetëtimave.

Breshëri në Veria ka qenë me përmasa të vogla, ndërsa në fshatrat e Naousës, sipas informacioneve, ka rënë si “gurë”. https://www.onlarissa.gr/2024/08/20/provlimata-meta-to-peras-tis-kakokairias-sti-larisa-dromos-plimmyrise-megalo-kladi-dentrou-espase-kai-kadoi-anapodogyrisan-foto/?feed_id=202378&_unique_id=66c4bcc6b8dbb

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.