Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji

Dhjetëra fshatra në Qarkun e Gjirokastrës po vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Kjo si pasojë e problemeve me motin çka ka shkaktuar anomali në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike në zona të shumta e kryesisht malore. Koha e keqe ka shkaktuar dhe dëme në fidrat që lidhin fshatra me rrjetin energjetik.

Mungesa e energjisë nuk ka kursyer as qytetin e Gjirokastrës ku në orët e mbrëmjes duke vazhduar edhe sot, ka mungesë të korrentit në lagjet e sipërme.

Ndërkaq situata paraqitet problematike dhe pa energji elektrike për më shumë se 12 orë në njësitë administrative të Lopësit, Kurveleshit në Tepelenë, Krahësit, Luftinjës e Qesaratit në Memaliaj, të Zagories, Picarit, Lazaratit, Dropullit e Lunxhërisë në Gjirokastër.

Grupet e OSHEE ndodhen në terren për të rikuperuar dëmet e shumta që kanë shkaktuar shkarkesat atmosferike në sistemin e shpërndarjes.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.