Kryeminsitri Albin Kurti ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak
Takimi ëhstë zhvilluar teksa kurti po merr pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që po mbahet në Greqi.
Në një postim në Twitter, kryeministri njoftoi se me Lajçakun është biseduar për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
“Pata një bisedë të gjatë me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, në margjinat e Simpoziumit të 25-të të SYMI në Kretë. U bisedua për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne mbetemi të përkushtuar. Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë”, tha Kurti.
Kujtojmë se Kurti injoroi ditën e sotme një ftesë të kryeministrit Edi Rama për një takim në Tiranë, së bashku me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor