Ministria e Brendshme ruse ka vendosur në listën e të kërkuarve kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas.
Kryeministrja Kallas dhe liderë të tjerë të vendeve baltike, shpjegoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, janë përfshirë në listën e kërkuar të Moskës për “veprime armiqësore kundër Rusisë dhe kundër kujtesës së saj historike”.
Në listë është edhe ministri i Kulturës së Lituanisë, Simonas Kairys dhe përfaqësues të tjerë të vendeve baltike.
“Regjimi po bën atë që ka bërë gjithmonë: po përpiqet të mbysë lirinë… dhe të vazhdojë të krijojë versionin e tij që është në kundërshtim me faktet ose logjikën.”- tha Kayris.