Dy ditë pasi mori miratimin nga Parlamenti, Taulant Balla do të betohet sot para Presidentit të Republikës si Ministër i Brendshëm. Ceremonia pritet të nisë në orën 11:00 në Institucionin e Presidentit të Republikës. Kuvendi miratoi të enjten dekretin e Presidentit të Republikës për emërimin e Taulant Ballës në postin e ministrit të Brendshëm, me 75 vota pro, 16 kundër, 1 abstenim.