Monika Kryemadhi: Nuk merrem më me politikë

Pasi Apeli i GJKKO la në fuqi masat e sigurisë për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, kjo e fundit dha një prononcim për mediat.

Kryemadhi tha se nuk do të merret më me politikë, por me fake news që sipas saj janë jo vetëm në media, por edhe në sistemet e drejtësisë.

“Nuk merrem më me politikë. Do merrem me sensibilizimin e opinionit publik kundër luftës së tretë botërore, që është fake neës, që nuk janë vetëm në media, por edhe në drejtësi. Nuk mendoj se do kandidoj”, tha Kryemadhi.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA. Po për këtë dosje po hetohet edhe bashkëshorti i saj, Ilir Meta, i cili aktualisht është në burg. 

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.