Ervin Salianji ka mbërritur në burgun e Fierit, ku do të vuajë dënimin 1-vjeçar të dhënë nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë.
Salianji buzëqesh sapo sheh kamerat, ndërsa është mbi një “Range Rover” ku ndodhen dhe efektivët e policisë që e shoqërojnë në burg.
Ndërkohë para dhe pas mjetit ku ndodhet Salainji janë dy makina policie me feneliat të ndezura gjatë gjithë kohës.
Kujtojmë që Ervin Salianji u vetëdorëzua pasditen e së premtes në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe prej aty më pas u nis drejt burgut të Fierit, aty ku më parë kanë vuajtur dënimin edhe ish-minsitri i Brendshëm Saimir Tahiri si dhe kandidati i PD për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri