Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e pjesës më të madhe të protestuesve të datës 20 shkurt, gjatë së cilës disa persona dyshohet se hodhën molotovë drejt Kryeministrisë dhe u përplasën me policinë.
Nga 19 protestues të arrestuar, gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestin për 9 prej tyre dhe të paligjshëm për 9 të tjerët. Për 17 protestues të tjerë u caktua masa e “detyrimit për paraqitje”, ndërsa një person me probleme të shëndetit mendor nuk iu caktua asnjë masë sigurie.
Vendimi pasqyron një qasje të ndarë të gjykatës në trajtimin e pjesëmarrësve të protestës, duke marrë parasysh rrethanat e secilit individ.
Më 20 shkurt, për rreth katër orë opozita protestoi para kryeministrisë dhe Kuvendit. Nuk munguan tensionet mes protestueve të cilët hodhën molotovë në drejtim të efektivëve të policisë ndërsa këta të fundit iu kundërpërgjigjënb me gaz dhe ujë.
Kjo ishte protesta e katërt kombëtare e opozitës, ndërsa Berisha tha se data e protestës së ardhshme do të bëhet e ditur në ditët në vijim.
