Mjeku i njohur: Mos i puthni kurrë fëmijët në buzë, sidomos të vegjlit nga mosha 2-4 vjeç

Doktori i njohur Flamur Topi ka reaguar ditëne sotme në një emsion televiziv mbi puthjen e fëmjevë në buzë.

Nëpërmjet një telefonate ai, teksa shpjegon se nga ana mjekësore, kjo nuk sjell asgjë të mirë për fëmijën pasi të rriturit transmetojnë sëmundje të rënda tek ta.

“I paharruar, i madhi profesori Hamdi Sulçebe ka qenë një mjek edhe i familjes time dhe që i vogël, ai vazhdimisht këshillonte në radion e tij, në programin e vet të njohur, kurrë dhe kurrë mos i puthni fëmijët, në aspektin mjekësor, gjithnjë. Ai thoshte që nëpërmjet të të puthurës të rriturit mund t’i transmetojnë të vegjëlve sëmundje shumë të rënda.

Të gjitha këto mikroorganizmat që një i rritur mban nëpërmjet të puthurës mund të transmetohen, kështu që në aspektin mjekësor të paktën, nuk e diskutoj në planin etik, në aspektin mjekësor, kurrë të vegjlit nga mosha 2-4 vjeç nuk duhet t’i puthin në asnjë mënyrë. Sidomos në kohën tani që jemi, në kohën e pandemive shuam të rrezikshme, të Covid-it, të gripit të rëndë etj, mirë është të bëjmë të pamundurën të përmbahemi në emocionet tona, në dashurinë ndaj të vegjëlve.”- tha mjeku në lidhjen e tij telefonike.

Puthja e fëmijëve në buzë është një shenjë dashurie dhe përkujdesje që shpesh tregojnë prindrit dhe të afërmit për fëmijët e tyre të vegjël, teksa kjo është një temë shumë e diskutuar.

Shpësh mes rrethit të mjekëve dhe psikologëve ky veprim është i gabuar dhe jo normal sepse buzët konsiderohen si zonë erogjene, megjithëse në mesin e prindërve është tejet normale.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.