Pediatrja Mirela Dibra ishte e ftuar mëngjesi e kësaj të premteje në “Good Morning Albanians” për të folur për sëmundjen infektive e cila është rikthyer te fëmijët.
Ajo tha se në rast se në një familje një nga fëmijët është i infektuar, ai duhet të izolohet nga fëmija tjetër apo edhe nga gjyshërit.
“Mirë është që fëmijët të izolohen nga njëri-tjetri sidomos nëse fëmija i dytë është më i vogël. Nëse fëmija është i sapo lindur , apo në vitin e parë të jetës, mirë është që fëmijët të ndahen nga njëri-tjetri.
Kujdes duhet të kenë edhe gjyshit, të cilët mund të jenë më të rrezikuar nga ky infeksion, pasi duke qenë se imuniteti i tyre është ulur, ata mund ta kalojnë këtë infeksion në forma të rënda”,-tha pediatrja për Euronews Albania.