Një 29-vjeçare rezulton e zhdukur, pasi është larguar nga banesa prej 6 muajsh.
Policia njofton se ka qenë nëna e saj, 56-vjeçarja me inicialet M.L ajo e cila ka kryer kallëzimin në polici për zhdukjen e vajzës. Mister mbetet fakti se përse nuk është kryer më parë denoncimi për zhdukjen e 29-vjeçares me inicialet A. L. Policia ka nisur punën për gjetjen e vajzës së zhdukur.
Në Komisariatin e Policisë Nr. 3, është paraqitur shtetasja M. L., 56 vjeçe, e cila ka kallëzuar se në maj të këtij viti është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj, shtetasja A. L., 29 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.